Përse nuk po ndihet “Thëllëza” Tit Vasili, për skandalin e drejtësisë “Thanza”

 Kush ia gjen “ilaçin”, heshtjes që ka kapur “për fyti” bosët e LSI

 Ndërkohë që po “zien” gjithë dynjaja brenda e jashtë Shqipërisë, për skandalin e rëndë “Thanza”, vetëm nga “bunkeri” LSI, nuk po del asnjë zë dhe kjo është “çudi e madhe”, mbasi Mona e Titi dhe tërë “jeniçerët” e tyre, ulërijnë kundër çdo skandali në drejtësi, pas çdo tentative për bllokim të reformës dhe pas çdo rasti korrupsioni.

Për reagimin ndaj skandaleve të llojit “Thanza”, LSI përfaqësohet nga Petrit Vasili, por prej 24 orësh, ky “gladiator anti-korrupsion” dhe ideator e mbështetës i reformës në drejtësi, ka “qepur gojën”, dhe bashkë me të Monika e krejt “debatikasit” e LSI që hidhen në sulm me urdhër të saj (siç deklaroi nxënësja deputete Kejdi Mehmeti).

Po përse po hesht për skandalin e gjyqtarit Thanza, “Thellëza” Tit Vasili (siç e quanin në vitet studentore kur kishte shoqëri me operativin e zonës së Kinostudios), ndërkohë që LSI, po zbaton platformën: “Denoncim të çdo krimi e korrupsioni në drejtësi”, ideuar nga shefat Meta-Kryemadhi”?!

Me çfarë “plagësh”, hallesh e pazaresh të vjetra të Ilir Metës, të një fondacioni që i qëndron besnik Ilir Metës, të disa ministrave dhe ish-ministrave, ish-drejtorëve, ish këshilltarëve në LSI, në qeveri e ministrira, që kanë kaluar nën “portën me kangjella” të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe gjykatave të niveleve të tjera, ku ka punuar gjyqtari Admir Thanza dhe kanë shpëtuar pa shkuar brenda kangjellave të drejtësisë?!

Kush ia gjen “ilaçin”, heshtjes së “armikut të tërbuar të korrupsionit” Tit Vasili, përballë këtij skandali?

Apo, mos vallë është ish-“pacient i kuruar” edhe me ndihmën e Thanzës, kur e çuan para drejtësisë në kohën e detyrës si ministër, për krimin ekonomik-financiar në miliarda lekë, me tenderët e ilaçeve, si ortakë në Kompaninë penalizuar të ilaçeve “MEGAPHARMA”, që e përfaqëson djali i dajës së tij, Rasim Hamzaraj (Luçi)?

Si shpjegohet, që Tit Vasili i cili denocnon me “pathos e bejte” edhe një fije merimange, që aktivistët e LRI zbulojnë në tavanin e çerdhes së fëmijëve në Çepan të Skraparit, po hesht për “rrjetën” e skandalit që ka organizuar gjyqtari Admir Thanza, nëpërmjet lidhjeve me shefat e PD-LSI?

Ndoshta, gjyqtari Thanza i paska mbërthyer aq keq për “fyti” bosët e LSI , sa Monika opozitare, Iliri president Republike dhe “Thëllëza” Tit Vasili nuk nxjerrin dot zë, ndërkohë që kundër Thanzës po ulërijnë shefat e krimeve të Rrugës së Kombit, Gërdecit e 21 Janarit, Luli, Saliu e Mediu, duke i kërkuar presidentit Ilir Meta, shkarkimin urgjent të Thanzës, megjithëse e ka përzgjedhur, votuar e dekretuar vetë më 07.01.2009 si Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe më 19 prill 2013, si Anëtar të Gjykatës së Lartë, duke fshehur dosjen e zezë të tij, duke kërcënuar opozitën PS e duke shpërfillur Kushtetutën!/Pamfleti