Përshëndetja naziste u kall datën tifozëve, gati vendimi fatal

Champions League është turneu i spektaklit, por ashtu si në çdo ndeshje futbolli është e pamundur të evitohen disa episode të pakëndshme. Kjo ndodhi edhe në takimin ku Lioni fitoi 2-1 në mënyrë surprizë në fushën e Mançester Sitit. Në tribunat e “Etihad Stadium”, një tifoz i skuadrës franceze bëri përshëndetje naziste.

Ngjarja ishte e regjistruar në pamje video dhe menjëherë policia e qytetit të Mançesterit ka nisur hetimet për krim që lidhet me urrejtjen. Imazhet e përhapura edhe në mediat sociale janë dënuar gjërësisht, ndërsa edhe klubi i Ligue 1 paralajmëroi se do të marrë masa të ashpra.

Përfaqësuesit e Lionit njoftuan se, sapo tifozi të identifikohet, ata do ta dënojnë përjetë, që të mos lejohet të hyjë në ndeshjet e ekipit. “Sapo të identifikohet, ai tifoz do të dënohet përjetë”, shkruajti klubi francez në një deklaratë zyrtare.

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti