Kronike12 Maj 2018, 06:10

Peshkopi/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari. Autori identifikohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Peshkopi/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari. Autori identifikohet

Peshkopi/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari. Autori identifikohet nga policia

Në orët e vona të së premtes në qytetin e Peshkopisë është plagosur me armë zjarri një 24 vjeçar me iniciale A.M, banues në Peshkopi.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje si dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij. Po hetohet intensivisht për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:
Dibër
Informacion paraprak

Më datë 11.05.2018, rreth orës 23:10, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M, rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje, ku për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.

Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Kronike plagosje me armë zjarri policia e Dibrës