Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar special mbrëmjen e sotme në “Portokalli”
Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.
Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç.
“Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Donald Lu, duke konfirmuar lajmin e mirë të dhënë një ditë më parë nga “Pamfleti” se do qëndrojë dhe një vit në Shqipëri. Duke zgjatur në këtë mënyrë mandatin deri në vitin e ardhshëm.
Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.
Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”.
“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”./Pamfleti.com