Aktualitet 6 Maj 2018, 19:21

“Peshku i Madh”, mesazhi i ambasadorit Lu që tronditi politikën

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi i ambasadorit Lu që “tronditi” politikën

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar special mbrëmjen e sotme në “Portokalli”.

Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.

Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, thënë Donald Lu.

Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.

Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet “Peshku i Madh” Mesazhi i ambasadorit Lu që “tronditi” politikën