Aktualitet25 Qershor 2018, 21:36

Pesticidet po helmojnë shqiptarët, AKU hesht

Shkruar nga Pamfleti
Pesticidet po helmojnë shqiptarët, AKU hesht

Pesticidet po helmojnë shqiptarët, AKU hesht

Më shumë se dy javë më parë Top Channel kishtë denoncuar përdorimin e pesticideve të rrezikshme në Shqipëri dhe AKU, nuk ka lajmëruar ende, për kapjen e shkelësve të ligjit. Disa ditë më parë u pyet drejtoresha e AKU në Tiranë, Suzana Rrushi.

“Deri tani nuk është konstatuar asnjë produkt nga këta që kanë dalë nëpër media. Në inspektim nuk kemi gjetur gjë. Ne marrim masa kur verifikohen nga ana jonë, jo nga media”, tha Suzana Rrushi.
Ndërsa jashtë kamerave, drejtuesit e AKU-së thonë se ligji është zbatuar, por nuk është dhënë asnjë përgjigjie, se sa dhe ku janë kapur pesticidet e rrezikshme.

Ismet Beci, specialist i Mbrojtjes së Bimëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, thotë: “Kjo sasi që keni gjetur në pikat e shitjes, për aq kohë sa nuk është e regjistruar, konsiderohet kontrabandë”.
Ministri Peleshi dhe intervistë vetëm në ERTV, për çështjen e methomily-t, por në asnjë moment nuk njoftoi për masat e marra për kapjen e pesticidit kontrabandë. Nuk është lajmëruar asnjë heqje licence apo padi

Reagimi nuk është aspak institucional. Njerëzit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre ushqimore, por përse heshtin Ministria e Bujqësisë dhe AKU?

Aktualitet