Aktualitet16 Maj 2019, 20:07

Petrit Vasili publikon vizën amerikane, por harron detajin e rëndësishëm. Viza i ka skaduar

Shkruar nga Pamfleti

Pasditen e sotme gazetarja e Zërit të Amerikës tha se burime për këtë media bënin me dije se Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

Madje dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte e ftuar në studion e VOA tha se nuk “e vinte dorën në zjarr”, e pyetur nëse Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga SHBA.

Mirëpo pak më parë Vasili ka publikuar vet foton e vizës amerikane në pasaportën e tij duke hedhur kështu poshtë gjithë aludimet.

Megjithatë Vasili harron të shohë datën e vizës e cila tregon se viza e tij ka skaduar në 13 shtator të vitit të kaluar. Pastaj edhe sikur të ishte e vërtetë se Vasili ka një vizë brenda datës së duhur, VOA është zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe nuk do të merrte kosto për të gënjyer për vizën e Petrit Vasilit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet