Photoshop si Enca! Kuzhinieri i njohur shqiptar qesh dhe ofendon këngëtaren

Photoshop si Enca! Kuzhinieri i njohur shqiptar qesh dhe ofendon këngëtaren

Enca Haxhia është një nga këngëtaret që ndodhet gjithmonë nën shënjestrën e komenteve negative dhe shumë vipa kanë shprehur mospëlqimin që kanë për të.  Kuzhinieri i njohur, Alfio Rrotani, së fundmi është bërë kryefjala e mediave për shkak të lidhjes me moderatoren Fatma Methasani, lidhje të cilën e kishin mbajtur të fshehur prej dy vitesh.

 

Shumë aktiv në profilin e tij në Instagram, ai i është përgjigjur pyetjeve kurioze të fansave, njëri prej të cilëve i shkruante: “Ça sekreti keni që dilni kaq bukur në foto?” “Photoshop si Enca”- ja ka kthyer Alfio atij, duke qeshur me të madhe dhe duke thumbuar publikisht këngëtaren e njohur.

 
Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti