Showbiz27 Maj 2019, 20:32

Pikërisht siç e prisnim! Ronela Hajati dhe Don Phenom publikojnë datën e lançimit të bashkëpunimit

Shkruar nga Pamfleti

Pikërisht siç e prisnim! Ronela Hajati dhe Don Phenom publikojnë datën e lançimit të bashkëpunimit

Ronela Hajati dhe Don Phenom janë dy emra mjaft të pëlqyer në muzikën shqiptare.

Ronela njihet për stilin e veçantë dhe klipet e çmendura, ndërsa Phenom për djalin rebel dhe bashkëpunimet e suksesshme. Një foto e postuar pak ditë më parë, ku të dy shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ngjalli dyshimet se mes tyre po kurdisej diçka. Pikërisht siç e prisnim! Ata do të sjellin bashkëpunimin e parë, i cili mendohet se do të jetë hiti i kësaj vere.  Gjithçka duket se është gati dhe klipi është në fazat e fundit të realizimit. Në postimin e bërë vihet re se një pjesë po realizohet në një dhomë hoteli. Për ta parë të plotë duhet të presim datën 1  qershor, datë kjo që do të lançohet bashkëpunimi.

Epo një këngë e realizuar nga dy këngëtar të tillë mendohet të shndërrohet në hit, shpresojmë të mos zhgënjehemi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete bashkëpunim don phenom Ronela Hajati