Sport30 Mars 2018, 16:08

Piloti britanik Cal Crutchlow : Edhe në Moto GP përdoret doping

Shkruar nga Pamfleti
Piloti britanik Cal Crutchlow : Edhe në Moto GP përdoret doping

Piloti britanik Cal Crutchlow : Edhe në Moto GP përdoret doping

Piloti britanik Cal Crutchlow, ka befasuar të gjithë sot kur ka deklaruar se antidopingu duhet të jetë më aktiv në sportin e Moto GP, pasi sipas tij ka shumë pilotë që përdorin substanca të ndaluara dhe se çiklizmi nuk është sporti i vetëm ku ndodhin skandale. “Kur flitet për doping mendja gjithnjë të shkon te çiklizmi, por kohët e fundit sportet e përfshira në këtë skandal janë shtuar. Kush mendon se përdor dredhi për të fituar është i humbur. Duke iu referuar Moto GP, mendoj se sistemi ynë antidoping është i dështuar, madje sistemi i aplikuar nuk është korrekt. Nëse ka ndonjë që mendon se tek ne nuk përdoret doping, është budalla. Pasi edhe këtu ka persona që mashtrojnë dhe i marrin kthesat shkurt”, tha Crutchlow.

Më tej, piloti britanik shton: “Mendoj se të gjithë duhet t’i nënshtrohen testeve, të gjithë pilotët duhet të informohem për substancat që përdorin, se ku ndodhen dhe t’i nënshtrohen testeve antidoping surprizë. Por asnjë nuk e bën këtë gjë, nuk e tregon se ku ndodhet gjatë ditëve jashtë garave. Dhe mos më thoni që këta pilotë nuk kanë staf nga pas që i menaxhon dhe që mund ta bëjnë këtë gjë”, thotë piloti britanik, që deklaron edhe se çfarë substancash përdoren: “Bëhet fjalë për substanca që të ndihmojnë për të humbur peshën dhe unë e di se cilët janë ata, që bëjnë dredhi. Por ka edhe nga ata që marrin diuretikë, pasi nuk duan të stërviten me orë të tëra”, u shpreh Crutchlow.

Sport Piloti britanik Cal Crutchlow : Edhe në Moto GP përdoret doping