Showbiz 7 Korrik 2019, 05:30

Pini ujë të ftohtë për të shuar vapën, ja nga se rrezikohet metabolizmi juaj

Shkruar nga Pamfleti
Pini ujë të ftohtë për të shuar vapën, ja nga se

Konsumimi i tepërt i ujit, mund të shkaktojë dëme të pa evitueshme në tru

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë. Megjithatë, sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.

Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë. Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.

Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.

“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” shtoi ai. Uji I Ftohtë Shkakton Edhe Probleme Të Tjera

Një  studim shpjegojnë se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën. Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.

Uji i ftohtë shkakton probleme me  tretjen dhe nxit konstipacionin. Sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, pirja e ujit të ftohtë me ushqim të nxehtë prish ekuilibrat në organizëm.

Uji Në Temperaturë Ambienti Është Më i Mirë. Ka njerëz që pretendojnë se uji me temperaturë ambienti nuk e shuan etjen, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse njerëzit ngatërrojnë etjen me ndjesinë e të pasurit vapë. Sigurisht që uji në temperaturë ambienti nuk ka efekt freskues dhe nuk e ul temperaturën e trupit, megjithatë kur vjen puna tek hidratimi, ai bën një punë të shkëlqyer.

Pirja e ujit me temperaturë ambienti jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e organizmit nga toksinat.

 

Lifestyle