Aktualitet 8 Prill 2018, 16:46

Piratët e pushtetit jetojnë edhe në provincë!  (Si vjedh pronat e qytetarëve kryetari i Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj)

Shkruar nga Pamfleti

Piratët e pushtetit jetojnë edhe në provincë!  (Si vjedh pronat e qytetarëve kryetari i Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj)

Ështe krijuar ideja se piratët e korrupsionit jetojnë e veprojnë vetëm në metropol dhe në zona bregdetare. Nuk është e vërtetë.

Korrupsioni i shtetarëve jo vetëm nuk njeh kolor politik por as krahinor.

Besnik Dushaj kryetari aktual i Bashkisë Tropojë është shembulli brilant se si me korrupsion e abuzivitet mund të bëhesh pasanik edhe në skajet veriore të vendit.

Konkretisht po i bëjmë një parantezë corriculum vitae-s të z. Dushaj përpara argumenteve konkretë të cilët përbëjnë vepër penale dhe apelojmë prokurorinë e përgjithshme të regjistrojë urgjentisht procedim penal kryesisht.

Besnik Dushaj është një mediokër i pashkolluar. Rininë e tij e kaloi si bari kecash pa ndonjë talent baritor dhe pastaj pati ngritje në detyrë si transportues qumështi i fermës B.Curri!

Pas viteve ’90 Dushaj u bë për disa mandate kryetar i komunës Dushaj, Tropojë.

Pastaj për dy mandate ai u nominua nga PD-ja deputet i Kuvendit të Shqipërise.

Në vitin 2015 ndërpreu mandatin për tu zgjedhur ne krye të Bashkisë Tropoje.

“Gojët e liga” flasin se ai ja shiti mandatin sa frëngu pulën Mimoza Hajdarmatës, bashkëshorte e një ish drejtori policie i cili përflitet për abuzime me detyrën dhe përfitime të mëdha.

Ky Dusha i “urtë” sot jeton në një vilë supërluksoze ku konkuron në luks dhe komshiun e tij Adriatik Llalla.

Edhe fëmijët e tij adoleshentë konkurojnë në makina e jetë mondane me ata të Llallës e politikanëve të tjerë që janë frekuentues të Bllokut. Por nuk është ky objekti i shkrimit.

Është një vepër e rëndë penale e kryer haptaz nga zoti Dusha në dëm të një qytetari-bisnesmen ndoshta i vetmi investitor që me djersën e tij ka riskuar të ndërtojë një kompleks i cili spikat si e vetmja risi në qytetin alpin të Bajram Currit.

Konktetisht shoqëria “Valbona investment”Sh.p.k. ka lidhur një kontratë për ndërtimin e një kompleksi banim-shërbimi me një pronar trualli i cili zotëron gjithë dokumentet ligjore të pronësisë.

Nga Bashkia Bajram Curri po kjo kompani është pajisur me leje ndërtimi me dt.21.03.2013 me nr.prot.316 për ndërtim kompleks banimi 2 dhe 7 katësh.

Leja mban firmën dhe vulën e ish-kryetarit të Bashkisë z.Agron Demushi.

Edhe pse po kjo bashki ka ripërsëritur lejen me dt.4.05.2015 dhe kryetari aktual Besnik Dushaj sipas një kërkese të dt.31.08.2016 ka dhënë leje për 4 muaj shtyrje afati të ndertimit, rezulton se abuzivisht toka qenka regjistruar si pronë e Bashkisë.

Për të gjithë sa thamë disponojmë dokumente valide ligjore të cilat panalizojnë rëndë jo vetëm kryetarin abuzues të Bashkise por dhe regjistruesin e ZRPP Tropojë.

Arësyeja e këtij veprimi pasi pothuajse investimi ka përfunduar është i qartë; presion korruptiv ndaj investitorit për tu “falur” në xhaminë e Besnikut të partisë.

Ky rast jam i sigurt se nuk do ngelet vetëm mediatik por një veprim konkret qytetar kundër korrupsionit duke dorëzuar dosjen në zyrën e Prokurores së Përgjithshme të Republikës zonjes Arta Marku.

Besoj se autoritetet ligjore në Tropojë të shprehin interes dhe të marrin indicje nga ky shkrim për të filluar hetimin e këtij rasti skandaloz abuzimi e shantazhi të zyrtarëve me pushtetin.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore Besnik Dushaj Piratët e pushtetit jetojnë edhe në provincë!