Kronike 8 Dhjetor 2018, 13:42

Pistoletë me 6 fishekë në brez për të tronditur Bularatin, arrestohet deputeti dhe polici grek

Shkruar nga Pamfleti
Pistoletë me 6 fishekë në brez për të tronditur

Pistoletë me 6 fishekë në brez për të tronditur Bularatin, arrestohet deputeti dhe polici grek

Një deputet dhe një polic grek janë ndaluar sot në Sarandë. Ata kishin kaluar në pikën doganorë të Kakavijës për të marrë pjesë në përkujtimoren e Kostandinos Kacifas në Bularat, ndërkohë që ishin të armatosur.

Njoftimi i policisë:

Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Kronike