Aktualitet10 Qershor 2019, 20:58

Plagos vëllain pas sherrit, policia arreston autorin

Shkruar nga Pamfleti
Plagos vëllain pas sherrit, policia arreston autorin

Plagos vëllain pas sherrit, policia arreston autorin

Pasditën e sotme në Kërkovë të Vlorës ka ndodhur një konflikt midis dy vëllezërve për motive të dobta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:46 ku shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Palgosja ka ndodhur me një vegël pune të quajtur shat.
Policia thotë se e ka arrestuar autorin dhe po e merr në pyetje, ndërsa vëllai i plagosur është çuar me urgjencë drejt spitalit.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aktualitet Plagos vëllain pas sherrit policia arreston autorin