Kronike12 Maj 2018, 14:37

Plagosën pronarin e servisit në Vaun e Dejës, policia identifikon 3 vëllezërit autorë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosën pronarin e servisit në Vaun e Dejës, policia identifikon

Plagosën pronarin e servisit në Vaun e Dejës, policia identifikon 3 vëllezërit autorë

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e plagosjes ditën e djeshme në Laç-Vau i Dejës, ku mbeti i plagosur Ermir Simoni, 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës.
Sipas policisë ata janë tre vëllezër banues në Shkodër dhe sherri ndodhi në një servis makinash ku 43 vjeçari ishte bashkëpronar së bashku me të vëllanë e tij.

Sipas policisë autorët janë A.B, 26 vjeç, T.B 24 vjeç dhe K.B, 19 vjeç, të tre vëllezër, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarrin pronarin e servilit.
Nga vendngjarja janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi rtë provës materiale 4 gëzhoja model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78-22 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Kronike Plagosën pronarin e servisit në Vaun e Dejës policia identifikon 3 vëllezërit autorë