Bota29 Prill 2019, 18:49

Plagosi skifterin, Andrea Pulone i frikësohet hakmarrjes

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi skifterin, Andrea Pulone i frikësohet hakmarrjes

Plagosi skifterin, Andrea Pulone i frikësohet hakmarrjes

Vetëm dy ditë më parë Andrea Pulone, 29-vjeçari italian plagosi të riun shqiptar pasi i vodhi në shtëpi, ka dhënë  intervistë për radion ” Cusano Campus”, 29-vjeçari është shprehur se nuk ka pasur për qëllim që të vristë askënd, por qëlloi për vetëmbrojtje.

“Dëgjova zhurmë, shkova të merrja armën dhe u nisa në dhomën nga po vinin zërat. Kur hapa derën pashë tre persona që po qëndronin para meje. Njëri u përpoq që të më ndalonte, e ndërsa në dhomë ishin edhe dy të tjerë. Ishin të pajisur me shufër hekuri”, tha 29-vjeçari.

Pulone vijoi deklaratën e tij duke thënë se tashmë është i frikësuar pasi tashme i druhet një hakmarrjeje të mundshme.

“Tani kam frikë. Kisha armë sepse është një hobi, por tani nuk e kam më. Ndihem i pasigurt sepse nuk jam i armatosur dhe i trembem një hakmarrjeje. Mendimi i parë që më erdhi ndërmend ishte e dashura ime e cila ishte në shtëpi në ato momente. Unë nuk kisha qëllim që të qëlloja në drejtim të tyre, por më pas më thanë se një djalë është plagosur. Qëllova dhe di që kam pasur shumë adrenalinë në atë moment”, tha Pulone.

Fenomeni i vjedhjes dhe grabitjes është përhapur shumë në shtetin fqinj, gjë e cila ka bërë qënë  Itali të miratohet ligji që u jep të drejtën shtetasve të qëllojnë autorët për vetëmbrojtje.

Europa grabitje Itali skiftera