Sport16 Gusht 2019, 11:39

Plas në Manchester, Solskjaer kundër drejtuesve për “dështakun”

Shkruar nga Pamfleti
Plas në Manchester, Solskjaer kundër drejtuesve për

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij se Alexis Sanchez është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe se do të marrë shumë minuta. Numri një i stolit ka vlerësuar kilianin për punën që bën dhe ka shprehur bindjen se do t’i ndihmojë në vazhdimësi.

“Alexis është një profesionist i vërtetë. Ai erdhi dhe po punon fort. Është pjesë e skuadrës dhe është një lojtar shumë i mirë. Nuk kemi shumë sulmues në dispozicion dhe ai mund të luajë më shumë ndeshje se sa ju mendoni. Ne presim që ai të vijë në formën më të mirë“, – tha Solskjaer.

Tekniku ka ide tjetër nga drejtuesit e tij që duan ta largojnë për shkak të rrogës së tij marramendëse dhe kontributit të vogël në skuadër. Kiliani përflitet për një kalim në Serie A, por rroga e tij pengon transferimin.

Sport Alexis Sanchez Manchester United