Të ftuar në “Shiko kush luan” mbrëmjen e djeshme ka plasur debat mes Robert Berishës, Ronela Hajatit dhe Zaiminës. Zaimina duhet t’i bënte një pyetje Robertit gjatë lojës “Ndaje ose haje” e cila ishte: “Cila ka qenë pagesa më e lartë që ke marrë në një koncert”. Roberti u përgjigj 3000 euro dhe Zaimina iu përgjigj se kjo shifër është shumë e ulët pasi ajo në kohën e saj merrte 5000.
“Unë këndoj nga e hëna deri të shtunën, ju një herë në jetë”, tha Roberti.
“Unë kam bërë muzikë në ’94-ën. Kam bërë muzikë në sheshin Skënderbej, kam ardhur nga Kukësi, 14 orë rrugë. Nëse flasim për muzikë se kam 20 vjet”, ja ktheu Roberti.
“E mirë 100 t’u bëfshin”, i tha Ronela. “Vazhdojmë o këngëtare playback-u”, iu përgjigj Roberti. “Mua më vjen anash ti dhe të tërë”, ja ktheu Ronela dhe më pas në emision plasën të qeshurat si për ta ç’tensionuar situatën