‘Plasi s*ksi edhe këtej nga Fevziu’, Olti Curri poston foton e gazetarit që po ‘çmend’ rrjetin

Në rrjetet sociale po bëhet nami pas postimit të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro pak ditë më parë, ku nxiste të rinjtë për të lexuar libra. Ky lajm ka bërë bujë të madhe dhe të gjithë e komentuan pafund. Ajo prezantoi Lëvizjen Kombëtare për lexim në mënyrë që të nxitet leximi tek çdo moshë në Shqipëri.

 

Në kuadër të kësaj nisme Kumbaro postoi në rrjetet sociale një shprehje të huazuar nga regjisori dhe aktori amerikan John Waters dhe ishte pikërisht kjo shprehje që u komentua shumë në rrjetet sociale.

“We need to make books cool again. If you go home With somebody and they don’t have books, don’t fuck them. Don’t let them explore you until they’ve explored the secret universes of books.”- shkruante Kumbaro në Twitter.

 

Por kaq mjaftoi dhe në media u përkthye në shumë meme dhe një ndër personat që e shndërruan shprehjen në meme ishte Olti Curri. Ai e ka lidhur shprehjen duke ironizuar me foton e Blendi Fevziut duke mbajtur disa libra në duar dhe si mbishkrim ka: “Plasi seksi edhe ketej nga Fevzo”.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti