Humbja me Korabin është harruar me sa duket te skuadra e Tiranës dhe këtë gjë, veç trajnerit Dede, e konfirmon edhe një postin në Instagram i mbrojtësit Kristi Vangjeli.
Korçari ka publikuar një foto në Story-n e rrjetit të tij social “Instagram” ku shfaqet duke vrapuar në stërvitje së bashku me Idriz Bathën dhe Marlind Nuriun.
Synimi i kësaj fotoje ishte ngacmimi dhe batuta e 35-vjeçarit me Nuriun ku thotë se: “Ti ke Mercedes, ndërsa unë jam AMG 6.3.”
Një atmosferë pozitive në prag të një ndeshje, kaq të rëndësishme, që ditën e shtunë Tirana do të zhvillojë përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në orën 16:45.