Aktualitet15 Maj 2019, 18:44

“Po mban peng vendin”, aleati i Bashës: Protestojmë sepse s’kemi zgjidhje tjetër përballë Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Po mban peng vendin”, aleati i Bashës: Protestojmë sepse

“Po mban peng vendin”, aleati i Bashës: Protestojmë sepse s’kemi zgjidhje tjetër përballë Ramës

Kreu i PDK, Nard Ndoka, u shpreh se zgjidhja e ngërçit politik i takon klasës politike shqiptare, por sipas tij kjo situatë është bllokuar nga kryeministri Rama.

Zgjidhja i përket klasës politike shqiptare. Kryeministri është personi që e ka bllokuar procesin e integrimit, është personi që ka shtuar tensionin politik. Personi që po mban të bllokuar edhe zgjedhjen e kësaj krize. Opozita nuk ka asnjë zgjedhje tjetër, vetëm të protestojë. Për fat të mirë kemi edhe mbështetjen qytetare”, u shpreh Nard Ndoka.

Sipas tij, Rama e ka humbur lidhjen me realitetin, e se me djegien e mandateve nuk është opozita që ka dalë nga sistemi, por kryeministri ai që ka rënë nga sistemi.

Është një kryeministër që e ka humb realitetin, për faktin që në momentin që ai u ndodh para faktit për djegien e mandateve. Në momentin që opozita dogji mandatet, sistemi u shemb. Në këtë moment ai duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme për t’u testuar”, tha Ndoka.

Aktualitet Nard Ndoka