Aktualitet16 Shtator 2019, 21:41

“Po më detyroni të jem armiku juaj”, shantazhi i Veliajt për Becchettin që po u kushton 140 milionë euro shqipt

Shkruar nga Pamfleti
“Po më detyroni të jem armiku juaj”, shantazhi i Veliajt

Prestigjozia “The Independent” i ka kushtuar një artikull mbylljes së televizionit Agon Channel.

Në intervistën e tij për “Independent”, pronari i televizionit, Francesco Becchetti ka treguar edhe një letër të dërguar nga kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Veliaj më kishte shkruar: Unë nuk e kuptoj pse po ma bën këtë. Ju po më detyroni të jem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye,”-u shpreh Becchetti.

PJESË NGA ARTIKULLI:

“Kjo është një ditë e errët për gazetarinë në Shqipëri”, kështu e nisi gazetarja Sonila Meço edicionin e lajmeve në televizionin Agon Channel.

Autoritetet në shtetin ballkanik të Shqipërisë kishin paralajmëruar televizionin – dhe pronarin e tij italian Francesco Becchetti – për muaj me radhë se ata po shkonin drejt kanalit televiziv. Teksa ende ishte një kryeministër i ri, një raport i një delegacioni të grupeve të mbrojtjes së mediave në Shqipëri pretendonin se liria e shtypit nën qeverisjen e Edi Ramës përkeqësohej. Kjo duke ushtruar sulme verbale ndaj gazetarëve.

Agon TV, i nisur në 2013 me ambicie për ta kthyer Shqipërinë e vockël në një qendër mediatike evropiane, nuk pranonte asnjë kompromis. Në vitin 2015 ata filluan ransmetimin e raporteve që pretendonin mashtrim në zgjedhjet lokale, duke dokumentuar rastin e një personi që votonte 20 herë me karta të ndryshme. Por askush nuk e priste atë që ndodhi më pas.

“Po flisja me të gjithë korrenspondentët që ishin në terren. Dhe në një moment gjithçka u bë e zezë, pasi televizionit tonë i ikën dritat.”

Në ditët në vijim, autoritetet sekuestruan pajisjet e televizionit që kishte një investim prej 150 milion eurosh. “Ata morën gjithçka,”- i tha Becchetti The Independent.

Qeveria shqiptare pretendon se ndërhyrja në televizon ishte në përputhje me kompetencat ekzekutive dhe policore në përputhje me ligjin shqiptar. Lidhur me rastin “The Independent” kërkoi koment nga zyrtarët shqiptarë por pa asnjë përgjigje.

Gazetarë si Meço që punuan në atë kanal e përshkruajnë atë si një strehë për profesionistët për shkak edhe të pajisjeve që përdorinin rreth 500 të punësuar, të cilët paguheshin 4-5 herë më shumë se gazetarët e tjerë shqiptare.

“Problemet midis qeverisë së Ramës dhe televizionit filluan menjëherë. Në një incident, Erion Veliaj – një aleat i Ramës i cili tani është kryetar i Bashkisë së Tiranës – u zemërua që Agon mbuloi dasmën e tij të dashur për Shtator 2014. “Unë nuk e kuptoj pse po ma bën këtë,” shkroi ai në një letër. “Ju po më detyroni të jem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye,”-u shpreh Beccheti.

Që nga mbyllja e Agon, Shqipëria ka rritur përpjekjet për të imponuar kufizime dhe presion mbi shtypin. Që nga viti i kaluar, ajo ka rënë nga 75 në 82 në renditjen e Reporters Sans Frontier të lirisë së mediave të vendeve.

Rama thuhet se vazhdimisht u referohet gazetarëve shqiptarë si “kosha plehrash” – megjithëse së fundmi i premtoi një grupi avokatësh ndërkombëtarë për lirinë e mediave se do të përmbahej. /Lapsi

Aktualitet