Showbiz18 Gusht 2019, 23:45

“Po punoj prej kohësh”: Arbana Osmani zbulon projektin e rradhës jashtë “Top Channal”

Shkruar nga Pamfleti
“Po punoj prej kohësh”: Arbana Osmani zbulon projektin e

“Po punoj prej kohësh”: Arbana Osmani zbulon projektin e rradhës jashtë "Top Channal"

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, moderatoja e njohur Arbana Osmani na ka treguar se krahas prezantimit, një tjetër pasion i saj është gatimi. Ajo shpesh ndan me publikun gatime të cilat i përgatit vetë në shtëpi dhe që janë nga më të ndryshmet.

E për të gjithë ata që janë kuriozë për gatimet që shohin në postimet e saj, Arbana dha ditën e sotme një lajm të bukur. Moderatorja bëri me dije se shumë shpejt do të publikojë librin e saj të ri me receta gatimi. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Arbanën do  ta shohim në një sferë të tillë pasi 6 vite më parë, ajo botoi librin e saj të parë me receta i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Teksa ka postuar një foto “të ëmbël” me një tortë në duar, Arbana tregoi detajet e para mbi këtë projekt për të cilin po punon prej kohësh.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. 6 vite pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Jam shume e lumtur te ndaj me ju nje projekt per te cilin po punoj prej kohesh? 6 vite, pas librit tim te pare me receta gatimi, me ne fund erdhi momenti per nje te dyte… “Receta per 5 minuta” se shpejti per te gjithe ju qe keni besuar tek une, gjithmone❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Showbiz “Po punoj prej kohësh”: Arbana Osmani zbulon projektin e rradhës jashtë "Top Channal"