Politike16 Prill 2019, 19:41

“Po tani Taulant?”, PD i kundërvihet Ballës: Kështu është kur ke mizën nën kësulë

Shkruar nga Pamfleti
“Po tani Taulant?”, PD i kundërvihet Ballës: Kështu

“Po tani Taulant?”, PD i kundërvihet Ballës: Kështu është kur ke mizën nën kësulë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një reagim pasi Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e grup-seksionit të PD, kur u ballafaqua me akuzat për trafik droge.

“Kjo do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande, e akuza për të nuk qëndron”, shkruan Boçi në Facebook.

Me anë të këtij reagimi, Boçi i përgjigjet deputetit të PS, Taulant Balla,  pasi ky i fundit akuzoi publikisht PD-në dhe kreun e partisë Lulzim Bashën lidhur me këtë rast.

Postimi i plotë:

Po tani Taulant?

Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge.

Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron. Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.

Po tani Taulant?!

Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës? Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë, sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë?

Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?! Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë. Po dita ndryshon shumë nga nata.

Po kështu është kur ke mizën nën kësulë… Pardon!  Çarterin nën kësulë, desha me thanë!

Politike Akuza Luiciano Boci Taulant Balla