Po trafikonin 60 kg marijuanë me çanta drejt Maqedonisë, policia godet në kufi trafikantët shqiptarë

Po trafikonin 60 kg marijuanë me çanta drejt Maqedonisë, policia godet në kufi trafikantët shqiptarë

Rreth 60 kg lëndë narkotike janë kapur sot nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni. Sipas mediave në Maqedoni, sasia e bllokuar është e llojit marijuanë.

Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër me çanta, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Siç raporton ‘Alsat’, mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria. /Alsat/

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti