Sport 7 Dhjetor 2018, 13:40

“Pogba është një idiot, nuk duhet fajësuar Mourinho për gjithçka”

Shkruar nga Pamfleti
“Pogba është një idiot, nuk duhet fajësuar Mourinho

Ish-lojtari Paul Ince ka akuzuar Paul Pogban në sherrin e tij me trajnerin Jose Mourinho. Ai mendon se nuk është faji i portugezit, por i mesfushorit kampion bote.

“Pogba duhet të jetë një lojtar i klasit botëror, por mua më duket mediokër. Ai beson se Manchester United është një vend, ku ka ardhur për të bërë truket e tij me topin dhe pastaj ta humbasë atë e ta dëmtojë skuadrën.

“Ai është një idiot. Ne mund ta fajësojmë Mourinhon për disa gjëra, por jo në çdo gjë. Pogba duhet ta ketë kuptuar mjaftueshëm pse tifozët e vërshëllejnë atë. Pse ndodh kjo? Tifozët janë të ngopur me sjelljen dhe qëndrimin e tij. Gjëja më e mirë për të gjithë do të ishte largimi i tij nga Manchester United”, – tha ai në një intervistë për “Independent”.

Sport