Policët, kujtesë Tit Vasilit: Do pastrojmë edhe krimet, edhe plehrat që kanë lënë shefat dhe ministrat e LSI

Policët, kujtesë Tit Vasilit: Do pastrojmë edhe krimet, edhe plehrat që kanë lënë shefat dhe ministrat e LSI

Nëpërmjet një mesazhi në “PAMFLETI”, trupa policore që do drejtojë operacionin, për parandalimin e diegies së mbetjeve urbane, i kujton kupolës së LSI, krimet mjedisore, shkatërrimin e territorit dhe korupsionin me rrugët, pyjet, malet për gurore, intertet në shtretrit e lumenjve dhe lejet mjedisore të HEC-eve, bërë shefat, drejtorët dhe ministrat e LSI, në 4 vitet kur drejtonin 4 ministri në pushtetin me PS

Ka req LSI-në urdhri i dhënë nga (Zv)ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për angazhimin e policisë, në një operacion kombëtar, paralel me detyrën anti-krim, për të mbikëqyrur e parandaluar rrumpallën me djegien e mbetjeve urbane, klasifikuar si “krim mjedisor, që vret gjithë popullatën pa armë”.

Nëse policët e kanë pritur si “urdhër për zbatim”, qytetarët e kanë vlerësuar si “kontribut, në shërbim të shëndetit dhe jetës”, mbasi në çdo zonë banimi, pothuajse hidhen e digjen përditë plehra, që helmojnë banorët dhe askush nuk ndërhyn, për më tepër bashkitë, të cilat janë kthyer në strehë vendesh pune të privilegjuara e zyra për pazare tenderësh.

Vetëm pak minuta pas këtij urdhri, ka reaguar me “humorin” e tij, bejtexhiu Tit Vasili i LSI, “profesori” i sajimit të 1 gripi në çdo 3 muaj, për të shitur ilaçet e firmës së tij farmaceutike. 

REAGIMI I PETRIT VASILIT, NDAJ POLICISË:

– “Merret me plehrat e bashkise dhe jo të krimit, ndaj Edi Rama vdiq për Lleshajn. Urdhri i parë i keqformimit kushtetues, që drejton sot në mënyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendshme, ishte, të merret policia me plehrat urbane dhe jo me plehrat kriminale, që tunden e shkunden në mes të qyteteve tona…”

Pas mesazhit të deputetit Petrit Vasili, një trup policore, e ngarkuar për të zbatuar urdhrin për mbikëqyrjen dhe ndalimin e djegies së mbetjeve urbane, ka reaguar, duke i dërguar deputetit Vasili një mesazh me kujtesën për ta shpërndarë te gjithë “byroja” e LSI.

REAGIMI I POLICISË NDAJ PETRIT VASILIT:

– Faleminderit që po na kujton se kemi detyrë të luftojmë krimin, gjë të cilën, nuk e kemi kryer, në rastet kur pjesë e krimit, kanë qenë kontigjente si puna jote dhe si puna e shefave të tu partiakë, për shkak të një mendësie e praktike, që ka marrë fund dhe nuk mund ta aplikoni dot më, as sikur të mendoheni gjithë jetën.

Lidhur me reagimin tuaj, po ju kujtojmë dhe po ju bëjmë të qartë, vetëm një gjë, të cilën lutemi, ta shpërndani te të gjithë anëtarët e “byrosë” së LSI: – Për 4 vite në pushtetin me PS, partia ku llokoçitesh edhe ti Tit Vasili, me dosje të hapur në prokurori, për falsifikime e vjedhje fondesh të ilaçeve, ka patur drejtimin e dy ministrive, që merreshin me territorin dhe me plehrat: Ministrinë e Ndërtim-Rrugëve-Territorit dhe Ministrinë e Mjedisit.

Fakti që merreshit vetëm me punësime e tendera dhe jo me mjedisin e territorin, po detyron sot policinë të ndërhyjë me forcën e ligjit për të ndalur krimin e djegies së mbetjeve, duke ju bërë të qartë se do pastrojmë krimet dhe plehrat, që kanë lënë mbrapa shefat, drejtorët dhe ministrat e partisë tende./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti