Kosova30 Dhjetor 2022, 12:18

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë.

Siç raporton “T7”, rruga është bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare në mënyrë që rruga të lëshohet për qarkullim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Pamfleti ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës në veri, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në publikim të artikullit.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur të premten se pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Kjo qendër njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje nga territori i saj.

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ishin yë bllokuara që nga 10 dhjetori me vendosjen e barrikadave nga ana e serbëve të Kosovës në këtë zonë.

Ato u vendosën si shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiç, i cili akuzohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor.

Me lirimin e Pantiçit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, filloi edhe heqja e barrikadave në komunat veriore.

Prishtine Kufiri Jarinje Policia e Kosovës veriu i Kosovës

Kosova