Anti-Mafia 5 Shtator 2018, 18:03

Policia e Xhafajt tregohet e “drejtë” në Shkodër, sekuestron dy makina të blinduara të bandave të PD dhe dy të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Xhafajt tregohet e “drejtë” në Shkodër, sekuestron dy makina të blinduara të bandave të PD dhe dy të tjera të bandave të PS

Edi Rama dhe Lulzim Basha duket se kanë rënë dakort të dorëzojnë segmente të krahëve të tyre të armatosur. Pasi i përdorën në zgjedhje, i shtrydhën si limonë, ia kundërvunë një qyteti, tanimë të zënë ngushtë dhe nën presionin e faktorit ndërkombëtar po i lëshojnë pjesë- pjesë dhe në balancë të plotë e në përpjestim të drejtë 

RENEA ka sekuestruar 4 makina luksoze e të blinduara të familjes së “rojeve” në Shkodër, Lici, që akuzohen se janë të PD dhe atyre të Bajrëve që akuzohen se janë të PS. Një ndarje e drejtë, duke “dëmtuar” në mënyrë të balancuar dhe në të njejtën gjatësi vale si PS ashtu dhe PD

Policia e Fatmir Xhafajt është treguar me të vërtetë e “drejtë” dhe e balancuar politikisht gjatë aksionit të ushtruar ditën e sotme në Shkodër. Pasi në Shkodër ka sekuestruar katër makina luksoze dhe të blinduara të familjes së “rojeve” në qytetin e Shkodrës Lici, që akuzohen se janë të PD dhe atyre të Bajrëve që akuzohen se janë të PS. Një ndarje e drejtë, duke “dëmtuar” në mënyrë të balancuar dhe në të njejtën gjatësi vale si PS ashtu dhe PD.

Kështu, Njësia Speciale RENEA vijon kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër.

Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar katër automjete luksoze të blinduara. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Siç duket edhe në pamjet e siguruara katër automjetet e sekuestruara janë ‘Benz Rexhina’, ‘BMW Seria 7’, në pronësi të Licajve dhe dy ‘Audi’ luksoze të familjes Bajri.

Në 2 dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej mëse dy javësh. Ende asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur nga policia.

Policia është vënë në ndjekje të personave me precedentë të mëparshëm penalë. Media raporton se janë shoqëruar disa persona, por s’ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e dyshuar të vrasjeve të fundit në Shkodër.

Policia vijon prej tre ditësh kontrolle të rrepta në lagjet e Shkodrës pas vrasjes mafioze të biznesmenit 30-vjeçar, Arjan Ferracaku. Ose më saktë pas zbarkimit të opozitës në Shkodër.

Ndërsa edhe më herët kanë ndodhur disa atentate që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, siç është ekzekutimi i ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci apo dhe i kunatit të Lul Kullës, Fatbardh Lici.

Më 10 gusht të këtij viti, 53-vjeçari Fatbardh Lici u ekzekutua në mënyrë mafioze nga persona ende të paidentifikuar. Viktima ishte ulur në një lokal në lagjen Kiras në zonën e njohur si ish-Poçeria rreth orës 6 e 45 minuta dhe rreth 5 minuta më pas është ekzekutuar me armë zjarri nga një person i maskuar. Autori u largua më pas me një automjet tip “Benz”.

Dyshohet se automjeti që u përdor në atentatin ndaj Fatbardh Licit dhe më pas u gjet në flakë në zonën e Dobraçit nga policia, rezultoi të ishte vjedhur në Tiranë. Pista kryesore e vrasjes së 53-vjeçarit Fatbardh Lici ishte ajo e gjakmarrjes nga Kurtmemajt për vrasjen e Astrit Kurtmemaj, ngjarje e ndodhur 2011-ën.

Por nuk kanë qënë të shkëputura ngjarjet, pasi dhe djemtë e vëllait të tij, Mustafa Lici u akuzuan dhe arrestuan për gjobëvënie.

Aleati i Lulzim Bashës në Shkodër, Mustafa Lici, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka të arrestuar 3 djemtë e tij për gjobëvënie ndaj tregtarëve të këtij qyteti më 4 mars të këtij viti.

Mustafa Lici, nga foltorja e këshillit deklaroi dje se prangosja e djemve të tij është një skenar i kryeministrit Edi Rama për ta dëmtuar atë politikisht, duke qenë se ai dhe partia e tij janë pjesë e opozitës dhe pranë PD-së.

“Urdhri për arrestimin e djemve (Ibrahimit, Muhametit dhe minorenit H.L.) erdhi nga makineria e krimit të organizuar të kriminelit Edi Rama”, – tha Mustafa Lici.

Ndërkaq, ai u shpreh në këshill se grupi i të arrestuarve, mes të cilëve edhe djemtë e tij, nuk ishin gjë tjetër veçse roje në tregun e Zdrales dhe “Rrugën e Gjerë” në Kiras.

Lici sfidoi drejtësinë duke thënë se, nëse gjenden vetëm dy tregtarë që akuzojnë djemtë e tij si gjobëvënës, siç pretendojnë policia dhe prokuroria, atëherë pranon gjithçka dhe tërhiqet nga këto qëndrime.

Për hir të së vërtetës “roje” deklarohen të gjithë gjobëvënësit, pasi nën kërkesën për t’i garantuar mbrojtje ata u kërkojnë biznesmenëve që të japin me zor një shumë parash, në këmbim të kësaj mbrojtjeje./Pamfleti

Ja çfarë shkruante Sali Berisha para disa ditësh, dhe pikrisht këto dy makina “audi” u sekuestruan sot.

Këshilla është që komuniteti t’i qëndrojë larg këtyre mjeteve të blinduara.

“E gjith policia e Shkodres e di per automjetet e blinduara qe leviz i armatosur ky person dhe lidhjet e tija. mjafton te verifikohen keto targa a korespondojn me automjetet e blinduara qe kan ne perdorim. po ju dergoj dhe llojet e blindave qe levizin dhe si ndalon njeri. Audi targa AA006GN. Audi targa AA623GI. Benc mercedes Sh7330D. ju lutem publikoji te pakten te ken kujdes komunitet dhe te ruajn veten se shteti sguxon me ju afruar” shkruhet ne mesazhin qe i është dërguar Berishës. Sipas të njëjtit burim, Behar Bajri komunikon direkt me kryeministrin Rama dhe nuk preket nga policia.

“Dua te bej nje pyetje kryeministrit te vendit , se kush esht nje person me emrin Braqe nga Shkodra qe komunikon dhe per cfar komunikojn bashk. Para se ta thot kryeministri po ta tregoj un se kush esht kry person , i cili quhet Behar Bajri djali i xhaxhait Safet Bajrit , nje shtetas qe ka aktivitet kriminal ne fushen e trafiqeve nderkombetar te lendeve narkotike” shkruhet në mesazhin qe publikon Berisha.

 

Ndërsa disa kohë gazeta Lexo.al e këshilltari të Kryeministrit Rama, Endri Fugës do të shkruante: Njihuni me aleatin e Bashës, “kokën” e gjobëvënësve të Shkodrës, i arrestuar mbi 5 herë

Anti-Mafia Bajrat Mustafa Lici Policia e Xhafajt tregohet e “drejtë” në Shkodër sekuestron dy makina të blinduara të bandave të PD dhe dy të tjera të bandave të PS