Aktualitet24 Prill 2019, 09:25

Policia në alarm, jeta e Rudina Hajdarit dhe Astrit Patozit në rrezik nga Berisha dhe Meta

Shkruar nga Pamfleti
Policia në alarm, jeta e Rudina Hajdarit dhe Astrit Patozit në rrezik

Policia në alarm, jeta e Rudina Hajdarit dhe Astrit Patozit në rrezik nga Berisha dhe Meta

Sipas burimeve, policia po monitoron lëvizjet e Patozit dhe Hajdarit, me qëllim për të evituar çdo sulm të mundshëm ndaj tyre

Shërbimet e fshehta dhe policia kanë rritur vigjilencën dhe masat e sigurisë ditët e fundit, pas informacioneve për një rrezik që mund të kanosë jetën e Rudina Hajdarit, Astrit Patozit dhe mbështetësve të tyre.

Organet e sigurisë kanë marrë informacione dhe indicie se përfaqësuesit e opozitës së re mund të kanosen fizikisht, pas lëvizjes së tyre të fundit, që ka prishur planet e Sali Berishës dhe Ilir Metës për destabilizimin e vendit, përmes bojkotit të zgjedhjeve.

Edhe pse ende nuk flitet për klane dhe persona konkretë, sipas burimeve, policia po monitoron lëvizjet e Patozit dhe Hajdarit, me qëllim për të evituar çdo sulm të mundshëm ndaj tyre.

E mbështetur fuqimisht nga amerikanët dhe Brukseli, Rudina Hajdari ka krijuar një grup parlamentar, duke i dhënë deri diku legjitimitet Kuvendit, si dhe duke prishur klanet e Berishës dhe Metës, të cilët përmes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit tentuan të krijojnë një situatë kaotike në vend.

Nga ana tjetër, sapo Berisha, Basha, Monika dhe Meta deklaruan se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe se do t’i prishin ato, Astrit Patozi krijoi një parti me të pakënaqurit e Partisë Demokratike dhe u regjistrua në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ashtu si Rudina Hajdari, edhe Patozi prishi planet e Berishës dhe Metës për të hedhur në erë zgjedhjet lokale përmes bojkotit.

Kjo është arsyeja pse Berisha mund të hakmerret ndaj Patozit dhe Hajdarit. Ndërkohë që figurat historike të PD, që i kanë dalë kundër Sali Berishës, janë eliminuar në mënyrë misterioze, siç janë Sokol Olldashi, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, etj.

Nga ana tjetër, Sali Berisha e ka akuzuar Ilir Metën për dy vrasje pas Dajtit, për porositjen e vrasjes së dy ish-deputetëve dhe si njeriun e trafiqeve në Shqipëri. Edhe Ilir Meta e ka akuzuar Berishën për vrasje dhe hedhje në erë të fshatrave, çka do të thotë se që të dy janë pjesë e botës kriminale të politikës./Pamfleti

Kryesore Astrit Patozi Ilir Meta Rudina Hajdari Sali Berisha