Kosova21 Shtator 2019, 08:55

Politika asimiluese/ Vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën, shifra alarmante që po kërcënonjë vendin

Shkruar nga Pamfleti

Politika asimiluese/ Vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën, shifra alarmante që po kërcënonjë vendin

 “Zyrtarët të Ministrisë së Punëve të Brendshme e kanë pranuar se vetëm gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti, 3519 persona janë liruar nga shtetësia, përkatësisht nënshtetësia e Republikës së Kosovës. Këto shifra alarmante janë të dhimbshme dhe tragjike. Qoftë edhe një qytetar i vetëm që detyrohet ta lërë shtetësinë e vetë dhe të përqafon një shtetësi tjetër, nga e cila rrezikon ta shpije edhe drejtë asimilimit do duhej të ishte shqetësim për drejtuesit e shtetit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online “.

Mungesa e perspektivës për të jetuar dhe investuar në Kosovës, po bënë vazhdimisht që qytetarët kosovarë të punësuar jashtë vendit të vendosin të heqin dorë edhe nga shtetësia e Kosovës, duke humbur kështu besimin dhe dashurinë për shtetin e tyre për shkak të politikës së inkriminuar që ka kapur shtetin dhe po e shkatërron atë.

Këtë konstatim e nxjerrin analistët e zhvillimeve politike në vend, dhe njohësit e problemeve sociale, të cilët bazohen në statistikat zyrtare që japin institucionet e Republikës së Kosovës për numrin e personave që heqin dorë nga shtetësia gjatë një viti.

Analisti politik, Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se është tepër e dhimbshme dhe tragjike një informatë e tillë që flet se si qytetarët detyrohen të lënë edhe shtetësinë e vetë, dhe të përqafojnë një shtetësi tjetër që rrezikon t’i shpije ata edhe drejtë asimilimit.

Sipas tij, ky është edhe një alarm për Kosovën, por që gjithsesi tregon se është pasojë e shtetit të kapur nga krimi i organizuar në të gjitha nivelet e institucioneve.

 “Si pasojë e humbjes së tërësishme të shpresave për një të nesërme më të mire qytetarët kanë filluar ta humbin edhe dashurinë për shtetin e tyre për shkak të politikanëve të inkriminuar që kanë kapur shtetin dhe po e shkatërrojnë atë në themel. Krahas ikjes së vazhdueshme e të rinjve nga vendi i tyre i lindjes, qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë filluar në numër të madh të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Zyrtarët të Ministrisë së Punëve të Brendshme e kanë pranuar se vetëm gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti, 3519 persona janë liruar nga shtetësia, përkatësisht nënshtetësia e Republikës së Kosovës. Këto shifra alarmante janë të dhimbshme dhe tragjike. Qoftë edhe një qytetar i vetëm që detyrohet ta lërë shtetësinë e vetë dhe të përqafon një shtetësi tjetër, nga e cila rrezikon ta shpije edhe drejtë asimilimit do duhej të ishte shqetësim për drejtuesit e shtetit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se kapja e shtetit dhe institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi ka bërë që qytetarët të kërkojnë çdo mënyrë për të ikur sa më larg Kosovës dhe dukurive të shëmtuara që e kanë pllakosur vendin tonë.

Se sa e zymtë është perspektiva e të rinjve në shtetin e kapur të Kosovës nga mafio politika, që detyron të rinjtë të ikin jashtë, Zeqa përmend edhe shembuj konkret.

“Pa dyshim se rasti më prekës i kësaj situate, është ai i studentes nga Podujeva me notë maksimale 10 në fakultetin e Mjekësisë e cila nuk arrin të zgjidhet asistente nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë kundrejt dy kandidatëve me nota minimale. Studentja nga Podujeva në Fakultetin e Mjekësisë, Shqipdona Lahu, si studentja me suksesin më të lartë në studime, prej ekzistimit të këtij fakulteti, me shpirt të thyer dhe zemër të plagosur ka vendosur ta lë Kosovën për të shkuar në Gjermani, përkatësisht në Universitetin e Munihut, ku e ka të akorduar doktoraturën me të përfunduar studimet. Mirëpo, para se të largohet studentja shembullore, keqpërdoruesve ua la këtë porosi: “Po nuk gjetët ilaç në Kosovë kur të sëmureni, sepse vetë po i largoni kuadrot, mua do më gjeni në Munih; e unë do kujdesem për ju aq mirë, sa ndërgjegjja t’u mundojë tërë jetën”, citon analisti Zeqa.

Sipas tij kjo humbje shprese ndodhë vetëm në shtet ku nga qeveritarë vritet shpresa e qytetarit, e kjo po ndodhë në Kosovë.”

“Kështu ndodhë në një vend ku drejtuesit e institucioneve e kanë ndërgjegjen e vrarë! Pa dyshim, një ditë përveç mallkimit nga Zoti, politikanët e inkriminuar dhe drejtuesit e korruptuar të institucioneve shtetërore do i zë edhe mallkimi i qytetarëve të larguar të këtij vendi”, përfundoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

codramol
smile

Prishtine Politika asimiluese/ Vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën shifra alarmante që po kërcënonjë vendin