Politika shqiptare e dorëzuar para ekstremizmit grek, shpërthen deputeti: Nesër mund të na bëjnë më shumë se kaq

Politika shqiptare e dorëzuar para ekstremizmit grek, shpërthen deputeti: Nesër mund të na bëjnë më shumë se kaq

Varrimi i Kostandinos Kacifasit këtë të enjte në Bularat, ka qenë njëherësh dhe një manifestim i nacionalizmit ekstremist grek. Ishin me qindra njerëz nga fqinji jugor që u futën në territorin shqiptar për të marrë pjesë në kotezhin e përmotshëm, duke e e trajtuar bashkëkombasin e tyre të vrarë nga forcat RENEA si një hero, si një patriot që ra për flamur.

Pas një skene të tille deputeti socialist Erion Braçe shkruan se nëse tolerohet, siç edhe ndodhi, ky “fashizëm” nesër mund të bëjë më shumë se kaq, ndaj secili duhet të përballet me ligjin.

Reagimi i plotë i deputetit socialist Erion Braçe:

FAZHIZMI NUK KA MEND! Thjesht, urrejtje, nacionalizem dhe dhune. Greqia ka  nje histori te dhimbshme prej fashizmit, por edhe nje histori te lavdishme kunder fashizmit!

Kjo na bashkon, nuk mund te na ndaje!

Fashizmi qe endet mes nesh, nuk ka c’i ben Shqiperise, as Greqise, por maredhenien e perbashket e helmon; ne jemi ata qe kemi pesuar me se shumti nga kjo, shqiptaret qe jane bere objekt i lehte i dhunes me baze urrejtjen fashiste.

Na duhet te jemi bashke kunder fashizmit, tani! Tani ai eshte qesharak, banal, histerik,fyen kur perdor nje ceremoni mortore, dhimbjen e kuptueshme familjare, per te ushqyer urrejtjen klasike qe e ben te zeshem fashizmin; fyen kur perdor flamurin e shtetit-Greqise qe antifashizmin e ka vlere, per te mbuluar arkemortin e nje shtetasi qe shkeli rende nje mori ligjesh ne perpjekjen e armatosur per te vrare sherbyes te ketij shteti, Shqiperise.

Neser mund te bej me shume se kaq; Perhapet si kolere per te bashkuar me shume te tille, ekstremiste te dhunshem, propagandues te urrejtjes, fashizmit.

Kete duhet te perballim, bashkerisht! Maredheniet e paqta e bashkepunuese, respektimi i ligjeve, zakoneve e vlerave tona, te njeri tjetrit, pa ngritur njerin e rrezuar tjetrin, duhet te zene vakumin qe fashizmi perdor kohe pas kohe!

Kjo per te gjithe ata qe duan kete, ata qe kane mend! Kush nuk ka, duhet te perballet me ligjin, deri ne nje, ne kete toke si kudo ne Evrope. Ky vend duhet ta bej ligjin Zot  edhe per keta!

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti