Anti-Mafia16 Nëntor 2018, 16:50

Politikanët dhe oligarkët në alarm, bandat i kanë vjedhur ushtrisë 12 mijë kallëpe tritoli, do përdoren për atentate

Shkruar nga Pamfleti
Politikanët dhe oligarkët në alarm, bandat i kanë vjedhur

Politikanët dhe oligarkët në alarm, bandat i kanë vjedhur ushtrisë 12 mijë kallëpe tritoli, do përdoren për atentate

Ushtria, policia dhe prokuroria dështuan për të gjetur tritolin e vjedhur nga depot, bandat kanë në duar një armë të fortë për t’u hakmarrë

Lexo edhe:  https://pamfleti.net/alarmohet-policia-zhduken-18-ton-dinamit-5000-kapsolla-dhe-2700-meter-fitil-nga-depot-e-397-firmave-minerare/

Në Fushë-Krujë dyshohet se është qendra më e madhe e vrasësve me pagesë dhe e atentatorëve me tritol.

Kjo bandë ka vjedhur 12 mijë kallëpe tritoli në magazinat e ushtrisë pranë fshatit Nuaj të Krujës.

E gjithë sasia e madhe tritolit është sot në duart e bandave dhe gati për t’u përdorur për atentate të ndryshme, sipas planifikimit për larjen e hesapeve.

Ushtria, policia dhe prokuroria kanë dështuar për të gjetur dhe sekuestruar tritolin e vjedhur. Kjo ka bërë që prej kohësh, politikanë të nivelit të lartë të përfshirë në lojën e mafies, oligarkë që vjedhin pasuritë publike bashkë me pushtetarët dhe vetë bosë të krimit të jetojnë në një gjendje alarmi dhe paniku të vazhdueshëm.

Pak muaj pas vjedhjes, Ministria e Mbrojtjes, lajmëroi: “Në muajin tetor gjatë punës për inventarizimin, në grup-depot e Brigadës së Mbështetjes në fshatin Nuaj të rrethit të Krujës, u konstatua se mungonte një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse. Strukturat e FA-ve pasi konstatuan shkeljet vunë nën vëzhgim tetarin Adem Hasani, magaziner në këto grup-depo, si dhe kontaktuan me Prokurorinë e Policinë e rrethit Krujë, duke kërkuar ndalimin e tij në flagrancë.

Përballë mosreagimit nga prokuroria e Krujës, për shkeljet e konstatuara dhe informacionet që disponoheshin për largim të mundshëm nga vendi të këtij shtetasi, në bazë të ligjit të disiplinës ushtarake, komanda u detyrua të bëjë ndalimin e tetarit Hasani në Policinë Ushtarake në 4 nëntor”.

Prokuroria dyshon se tritoli është shpërndarë menjëherë në rrethe të ndryshme të vendit, me qëllim që organet e shtetit të mos kenë mundësi më për ta sekuestruar.

12 mijë kallëpet me tritol, me peshë 200 gram secila, janë një armë e fortë në duart e krerëve të grupeve kriminale për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarët e tyre.

Disa muaj më parë një sasi e madhe tritoli tronditi Shkodrën. Tritoli u përdor nga bandat për të eliminuar një kundërshtar të tyre.

Më parë janë hedhur në erë edhe biznesmenë të rëndësishëm. Ndoshta në shënjestër janë edhe politikanët./Pamfleti

Anti-Mafia bandat i kanë vjedhur ushtrisë 12 mijë kallëpe tritoli do përdoren për atentate Politikanët dhe oligarkët në alarm