Anti-Mafia11 Prill 2024, 15:53

A po tenton Meta të bëjë “kurban” Kryemadhin për t’i shpëtuar burgut? Mesazhi i koduar i Monikës: Po bëhemi ‘mish për top’ nga burrat

Shkruar nga Pamfleti
A po tenton Meta të bëjë “kurban” Kryemadhin për
Meta-Kryemadhi dhe nëna e Monikës në SPAK

Ndonëse fillimisht dukej si mesazh për Xhaçkën, në fakt duket se ka qenë një mesazh për burrin e saj. Pak orë më pas doli që nëna e saj ishte thirrur në SPAK dhe po jepte llogari për pronat.

Rrethi për Ilir Metën duket se ka filluar të ngushtohet. Prej disa ditësh ish-presidenti ka marrë malet, ngjitet nëpër hekura apo jep mesazhe të çuditshme dhe sot u kuptua arsyeja. SPAK ka futur në sitë pasuritë e tij dhe të Monika Kryemadhit dhe me gjasë mund të sekuestrohen, njësoj siç ndodhi me dhëndrin e Berishës.

Meta ka disa dosje në SPAK dhe burimet thonë se hetimet po avancojnë, teksa duket se po verifikohen apartamentet e Monika Kryemadhit. Kjo e fundit ka shitur afro 13 apartamente, që pretendon se i ka fituar duke dhënë tokën për ndërtimin e një pallati.

Nëse shohim deklarimin pasuror të familjes Meta, shumica e pasurive janë gjithashtu në emër të Kryemadhit. Por nga ana tjetër ka dhe zëra që thonë se Meta po tenton të bëjë “kurban” gruan e tij, për t’i shpëtuar burgut. E ka artikuluar disa herë ai se nuk mban përgjegjësi për kohën që nuk ishte në krye të LSI, sidomos për lobimet në SHBA.

Ndërkohë sot paradite Monika Kryemadhi dha një mesazh, në dukje të çuditshëm në Parlament. Teksa fliste për mandatin e Olta Xhaçkës, ajo u shpreh: “Më vjen keq si grua që ne gratë ndonjëherë bëhemi “mish për top” për burrat por ‘Karma is a bitch’ Olta. Çfarë të mbjellim do të korrim”.

Ndonëse fillimisht dukej si mesazh për Xhaçkën, në fakt duket se ka qenë një mesazh për burrin e saj. Pak orë më pas doli që nëna e saj ishte thirrur në SPAK dhe po jepte llogari për pronat. Pra ka gjasë që SPAK të sekuestrojë gjithçka, edhe pronat në emër të prindërve te Kryemadhit dhe duket se kjo ka krijuar konflikt në çift. A mos vallë Iliri po merr në qafë Monikën, sikundër shprehet kjo e fundit? /Pamfleti

meta kurban monika kryemadhi