Politike13 Prill 2024, 12:05

Akuzat për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj: Ishim të parët që depozituam kërkesën në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj: Ishim të

Pas akuzave të bëra në Kuvend të enjten nga deputeti i pavarur, Agron Shehaj se Basha bëri pakt me PS për mandatin e Xhaçkës, ka reaguar Enkelejd Alibeaj. Ai tha se të parët që depozituan kërkesë në Kushtetuese për Xhaçkës ishte 1/10 e deputetëve të PD-së së Bashës.

“E udhës është që të sqarojmë publikun që me pak të dhëna do kuptojë të vërtetën. PD e Lulzim bashës, e para 1 viti e ca ndërmori të gjitha aktet sipas procedurave ligjore, kushtetutës, rregullores, ligjit të gjykatës kushtetuese, për ta çuar çështjen te Kushtetuesja. Mocion nga 1/10 e deputetëve, paraqitur në Kuvendi, votimi në seancë dhe depozitimi i çështjes në gjykatën Kushtetuese. Ky është rregulli dhe jurisprudenca e gjykatës kushtetuese. E kuptoj trishtimin e deputetit Shehaj, pasi në atë kohë pati një garë shpejtësie se kush e kush të çonte më parë në Kushtetuese këtë çështje për të marrë flamurin se kush e çoi i pari. Hapi i parë është iniciuar nga 1/10 e deputetëve demokratë.”, tha ai.

enkelejd alibeaj