Politike24 Qershor 2024, 14:05

Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj dorëzon në Parlament kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj dorëzon në Parlament
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD, veprim ky i ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën.

Mësohet se Alibeaj ka kërkuar të cilësohet si deputet jashtë grupeve parlamentare.

Katër ditë më parë, Alibeaj reagoi në lidhje me vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit e cila i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD se drejtuar nga Berisha dhe politika e tij e vjetër.

Alibeaj ka shtuar gjithashtu se për të qenë demokrat sot, duhet të jesh “berishist”, dhe sipas tij kjo është një gjë që nuk e bën dot.

enkelejd alibeaj