Politike21 Maj 2024, 21:01

Argita Malltezi në krye të PD? Sula kundër: Do të ishte rënie e kauzës së opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Argita Malltezi në krye të PD? Sula kundër: Do të ishte

Deputeti demokrat, Dashnor Sula është kundër që Partia Demokratike të drejtohet nga Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në A2 CNN, me gazetaren Bruna Çifligu, Sula tha se kjo do shënonte një rënie të kauzës opozitare. Ai është i mendimit që Sali Berisha do duhet të tërhiqet për të mirën e opozitës e nëse nuk e bën këtë, thotë se faji do të ishte vetëm i tiji duke ia dorëzuar fitoren Edi Ramës.

Edhe zonja Malltezi kontributi i saj do ishte i mirëpritur, por jo kryetare e PD dhe e gjithë opozitës do ishte një rënie e fortë e kauzës së opozitës, nëse do ishte një parti familjare e trashëguar, nuk besoj në këto gjëra, nuk është opozita e përgatitur apo kontributi i Malltezit të jetë e sprovuar, ne e bëmë provën me Lulzim Bashën dhe erdhi kur erdhi.

Besoj dhe kam bindje që opozita ka një rrugë tjetër dhe mendoj që Berisha do e kapë këtë moment që ta lërë opozitën, nëse do e lë opozitën në këtë gjendje, atëherë faji është i Berishës. Sepse Berisha është më i forti brenda opozitës, nëse këto mbështetës nuk do i bashkojë me pjesën tjetër atëherë Berisha i bën shërbimin më të madh Edi Ramës”, tha Sula.

Ky reagim vjen pasi Argita Malltezi, e ftuar në Debat me Alba Alishani në A2 CNN tha se nuk e përjashtonte mundësinë për të ardhur në krye të Partisë Demokratike.