Politike18 Maj 2024, 18:03

Argita Malltezi zë vendin e Sali Berishës në parti? Flamur Noka zbulon prapaskenat!

Shkruar nga Pamfleti

Argita Malltezi zë vendin e Sali Berishës në parti? Flamur Noka

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur në lidhje me mundësinë që Argita Mallezi ka për të marrë rolin e të atit Sali Berisha në politikë.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në New24, Noka u shpreh se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë. Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa kohë të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar.

noka