Politike13 Qershor 2024, 22:04

Arian Çani këshillon Metën dhe Kryemadhin: Ikni nga vendi, po ju vjen shpata e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Arian Çani këshillon Metën dhe Kryemadhin: Ikni nga vendi, po

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin “Now” në “Euronews Albania” se hetimet e nisura ndaj Metës, Kryemadhit, Berishës apo zyrtarëve të tjerë të lartë është një mënyrë për të pastruar politikën nga disa personazhe që e kanë mbyllur ciklin e tyre.

Sipas tij, si Berisha, Meta dhe Kryemadhi nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet, beteja e tyre nuk të çon askund, ndaj gjëja më e mirë që mund të bënin është të largohen nga politika madje edhe nga vendi.

Për mua Meta e ka gabim, dhe e kam thënë strategjinë. Të tilla raste, ne jetojmë në një epokë të vogël, gjysmë tragjike gjysmë komike ku mesa duket disa njerëz të fuqishëm, të huaj e shqiptarët, kanë vendosur të ndryshohen elitat politike. Si bëhet kjo. Me votë e vështirë, është një vend ku vota nuk është origjinale. Atëherë duhet gjetur mekanizëm. Nuk është se kemi të bëjmë me 1-2 mëkatarë, këtu janë të gjithë. Nëse SPAK hap një hetim pasurot, çdo zyrtar mund të ishte në hetim. Dhe Berisha e Meta kanë vendosur të mos largohen, po të largoheshin nuk do kishin ngjarje. Është mënyrë për t’i hequr nga politika. Unë nuk e di çfarë kërkojnë Meta e Kryemadhi, i vetmi që veproi ishte Ahmetaj, i cili iku. Ti e ke mbyllur lojën tate në pushtet dhe merr në njollë nga drejtësia, je i djegur. Duhej të kishin ikur nga vendi se do shkojnë në burg”, tha ai