Politike18 Prill 2024, 10:56

Bardhi i kthehet keq Spiropalit: S’ke guxim ta përmendësh emrin e Olsit, ngelët çdo ditë në dyert e SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi i kthehet keq Spiropalit: S’ke guxim ta përmendësh emrin
Gazment Bardhi dhe ministrja Elisa Spiropali

Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të ministres Elisa Spiropali, e cila tha se opozita godet SPAK-un kur heton ata dhe bën të kundërtën kur heton mazhorancën, duke thënë se këtë e bëjnë vetë ata.

'S’keni guxim ta përmendi emrin e Olsi Ramës, por e quajtët trafikant. Kjo çështje jo vetëm nuk është e hetuar dhe e gjykuar, por është një çështje e hapur nga 2016, që duhet të hetohet nga SPAK-u. Babi jot i gjithë drejtimeve, Edi Rama ka të njëjtin qëndrim që the ti, kur goditet opozita del e bërtet ‘fitore’, kur i cenohen oligarkët i drejtohet SPAK-ut që kush jeni ju që bllokoni port.

A ishte Edi Rama që kërkonte llogari pse kishte bllokuar këtë investim në një pronë të grabitur, duke u bërë zëdhënësi i oligarkëve.

Halli jonë jeni ju, nuk shëtisim çdo ditë siç shëtisni gjysma juaj. Hyn njëri këtej e del tjetri këtej. Çdo ditë ngelët në dyert e SPAK dhe dera e drejtësisë do të ngjitet një kat më lart, tek ministrat, te ish ministrat, te kryeministri. Asnjëri nga ata që përmende ti nuk ka delir madhështie.

Ka vetëm një hall dhe që duhet të mbaj përgjegjësi. E pam herën e shkuar se sa e doni drejtësinë, për interesa korruptive të një ish ministri, grisët dhe hodhët në kosh një nga vendimet e drejtësisë.', tha Bardhi.

Seanca e sotme plenare nisi me debat të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Që në nisje të seancës deputeti demokrat Bardhi ka deklaruar se është shkelur rregullorja pasi është mohuar mocioni me debat me kryeministrin Rama, për akuzat që sipas tij janë për vëllain e kreut të qeverisë.

I menjëhershëm ishte reagimi i socialistëve, të cilët theksuan se PD duhet të ndajë mendjen se çfarë është SPAK. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet më parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se opozita duhet  të ndajë mendjen nëse SPAK është institucion drejtësie, apo ndajnë të njëjtin qëndrim me “baballarët” e tyre që kanë kapur majat e lajthitjes mendore.