Politike21 Prill 2024, 14:50

"Basha nuk mbledh dot as Kryesinë", Qafoku: Në zgjedhjet 2025 nuk merr dot as mandatin e tij

Shkruar nga Pamfleti

"Basha nuk mbledh dot as Kryesinë", Qafoku: Në zgjedhjet

Gazetari Roland Qafoku tha se Lulzim Basha ka probleme me mënyrë se si bën politikë dhe nuk po arrin të mbledhë dot as kryesinë e PD.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e 2025, Basha të mos mundet të sigurojë dot as mandatin e tij.

“Basha është komplet jashtë loje, ka 11 deputetë dhe vetëm 2-3 prej tyre dalin nëpër studion televizive. Këtë duhet të bëjë kryetari. Me katapultimin e Bardhit si kryetar në këmbë të Berishës dhe me marrëveshjen me Ramën i është dhënë një mundësi e artë PD zyrtare të shkundë politikën dhe kjo jo që nuk ndodhi, por premtuan se do nxirrnin lista në mars dhe po mbyllet prilli.

Ai ka probleme në mënyrën si bën politikë. Unë parashikoj që në zgjedhjet e 2025 partia e Bashës të katandiset a do jetë deputet vetë Basha. Më shumë i besoj Edvin Kullurit, aty nuk mblidhet kryesia, tre ditë marrin në telefon njerëzit dhe nuk e mbledhin dot. Kur nuk bën dot një mbledhje, si mund të besosh atij njeriu”, tha Qafoku për “Euronews Albania”.