Politike18 Qershor 2024, 17:59

Basha sulmon Argita Berishën: Nëse PD shihet si strehë për problemet e çdo kujt, nuk është alternativë

Shkruar nga Pamfleti

Basha sulmon Argita Berishën: Nëse PD shihet si strehë për

Lulzim Basha, komentoi akuzat e bëra nga Berisha në drejtim të Bashës, pas lënies në fuqi të non gratës nga Britania e Madhe.

Basha tha se as SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen, duke shtuar se Berisha riciklon ndaj tij akuzat e Ramës.

Është një stisje një herë këto spaleta mi jepte Rama tani mi jep Berisha, as SHBA dhe as MB nuk mund të influencohen. Në raste kur influencohen marrin masa siç ishte rasti i Mc Gonigal. Tani Berisha e kthen në një fakt të konfirmuar dhe vazhdon ta mbajë peng një pjesë të opozitës me ankthet e veta personale. Nuk është zgjidhja për të ndihmuar vendin është aset për të mbajt Edi Ramën, e vetmja rrugë që ka është të hedhë një hap pas. Duhet tu ofrohet shqiptarëve një alternativë e plotë dhe jo non grata, nuk ka forcë që të na ndalojë për alternativën tonë”, tha Basha në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Ai është pyetur nëse do të mund të bashkëpunonte me Argita Berishën. Duke ju përgjigjur gazetarit Arbër Hitaj, Basha tha se nëse PD shihet si strehë për problemet e çdokujt nuk është alternativë.

Bashkëpunimin e kanë mbyllur ata. Nëse PD shihet si strehë për problemet e çdo kujt, nuk është alternativë. Njerëzit e kuptojnë kur dikush ka marrë përsipër. Njerëzit të braktisin duhet ti themi gjërat troç, vijnë më pak protestues dhe më shumë policë. Nuk u vijnë as përfaqësuesit demokratë. Kjo nuk mund të jetë alternativa e shqiptarëve për fat të mirë nuk ka pse të jetë. Ne do të kemi një alternativë që shqiptarët mos të kenë një situatë pa zgjedhje, por të kenë një program të debatuar me ta. Ne nuk do të merremi më vula logoja karrigia, halli ynë është halli i shqiptarëve. Çdo shqiptar dhe çdo shqiptare të ketë mundësinë të zgjedhë. Kjo që shohim sot është idhujtari dhe jo politikë”, tha Basha.