Politike13 Qershor 2024, 21:16

Begaj takon homologen e Maqedonisë së Veriut: Të përshpejtojmë procesin e përbashkët drejt integrimit në BE

Shkruar nga Pamfleti

Begaj takon homologen e Maqedonisë së Veriut: Të

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Maqedoninë e Veriut, ku ka takuar disa prej liderëve të rajonit dhe të shtetit maqedonas.

Pas takimeve, Begaj ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordjana Siljanovska dhe atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Presidenti Begaj ka vlerësuar miqësinë e mirë mes shteteve, ndërsa ka kërkuar që kjo rrugë e nisur të vijojë edhe në të ardhmen. Ai ka kërkuar gjthashtu që shtetet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

“Të vijojmë politikat e fqinjësisë së mirë dhe të përshpejtojmë procesin e integrimit tonë të përbashkët”, tha Begaj.

Ky është takimi i parë i Presidentit Begaj me presidenten e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordiana Siljanovska.