Politike26 Shkurt 2024, 21:50

Berisha akuza Vlora Hysenit të SHISH: Ka urdhëruar që informacionet të kalojnë fillimisht te Rama

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Vlora Hysenit të SHISH: Ka urdhëruar që

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para mbështetësve të tij se Shërbimi Informativ Shtetëror është detyruar që çdo të dhënë që mbledh ta kalojë fillimisht te kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se drejtuesja e këtij institucioni, Vlora Hyseni ka urdhëruar drejtoritë të mos dërgojnë asnjë informacion askund tjetër veç kryeministrisë.

Një muaj më parë, Edi Rama jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar. Ligji detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitetin, për korrupsionin, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj, me ligj ai ia kalon institucioneve ligjzbatuese.

Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë.

A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk? A nuk është ky një akt antiligjor? A nuk është kthimi i SHISH në një vegël të verbër të Edi Ramës?

A nuk janë këto së bashku mekanizma të një diktature që bazohet në krimin dhe drogën?

Miqtë e mi, sonte ishte një natë për rikujtuar martirët intelektualë, por edhe njëherë mesazhi i tyre është të ngrihemi në këmbë në betejën pa kthim, në mosbindjen civile, të përmbysim narkoregjimin, të përmbysim levat e tij, organizatat e tij kriminale.

Të rivendosim ligjin, të rivendosim Kushtetutën, të rivendosim të drejtat, të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe Europës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, u shpreh ai.