Politike13 Qershor 2024, 21:20

Berisha kërcënon Ramën: Nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri e as në botë ku do futesh pa dhënë llogari!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërcënon Ramën: Nuk do ketë vrimë miu në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të japë llogari për të gjitha të këqijat që i ka bërë Shqipërisë gjatë mandateve të tij qeverisëse.

Nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari për ato që i ke bërë këtij vendi, theksoi Berisha nga ballkoni.

Berisha: Edi Rama, bërë gjithçka për ëndrrën e etërve të tu barbarë dhe mizorë për një Shqipëri pa opozitë. Ke vendosur në arrest kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Por një gjë të garantoj se fundi i etërve të tu të pret. Se diktatura jote do ketë fatin e diktaturës së etërve të tu. Dhe nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari gjer më një për ato që i ke bërë këtij vendi.

Ndaj dhe përgatitu mirë. Je i pashpresë, i pa shpëtim. Ke montuar një propagandë të shpifur, një propagandë mashtruese njëlloj si etërit tu. Por përsëri, drita e vërtetës do të çajë këtë errësirë dhe Edi Rama, ti do jesh përgjegjësi i parë si kryekriminel i Shqipërisë për mynxyrën që i bëre vendit. Nuk ka më paqe, stabilitet në këtë vend pa votë të lirë.

Me Edi Ramën ka vetëm betejë. Me Edi Ramën ka vetëm mosbindje civile.

Ndaj dhe të premten me të gjithë zemërimin tuaj, me të gjithë guximin tuaj, me të gjithë revoltën tuaj, të çlirojmë Bashkinë e Tiranës. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!