Politike29 Nëntor 2023, 18:51

Berisha mobilizon degët për mosbindje civile: S'ka më protesta paqësore, Rama ka lëshuar zagarët në drejtësi kundër nesh

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mobilizon degët për mosbindje civile: S'ka më

Sali Berisha ka kërcënuar se në Shqipëri nuk do ketë më paqe...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mobilizuar degët e PD për mosbindje civile. Ai zhvilloi një takim me krerët e degëve, ku u shpreh se nuk do të ketë më protesta paqësore si dikur, pasi nga tani e në vijim do të ketë vetëm revolta.

Berisha porositi të vetët që të shohin mundësi për mosbindje civile në të gjitha zonat që ata përfaqësojnë.

Të zhvillojmë kudo aksione të mosbindje civile. Në Shqipëri nuk do ketë më paqe derisa të vendosen të drejtat e shqiptarëve për të votuar të lirë. Askush nuk na i zgjidh tjetër këto probleme. Kishte një jehonë planetare reagimi në Parlament. Por ju garantoj se askush nuk do vijë të përballet me Ramën për ne. Është vetëm guximi ynë. Është vetëm sakrifica jonë ajo që do t’i japë përgjigjen e merituar. Ai e ka kuptuar. Ai e kuptoi se nuk ka më nën kontroll opozitën.

Ne do heqim dorë nga protestat e zakonshme. Nuk ka më protesta të zakonshme. Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin, i cili nuk ngurron të shfaqë të gjithë llojet e armiqësive. A do pranojmë ne të mashtrohen shqiptarët? Jo”, tha Berisha.

Po ashtu ai foli edhe për revolta. Berisha kërkoi nga krerët e degëve që të bindin qytetarët që të ngrihen deri në rrëzimin e qeverisë. Sipas tij, kjo diktaturë, siç e quan ai qeverinë, nuk mund të largohet me metoda paqësore. Po ashtu e bëri të qartë se rezistenca në Parlament do të vijojë.

Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në Parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli. Por ama revolta duhet të jetë revoltë. Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë drejtuesit e degëve, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi”, vijoi ai.

Por Berisha në fjalën e tij e tregoi dhe arsyen e vërtetë të kësaj kërkese. Ai u ndal te akuzat që SPAK ka ngritur kundër tij, teksa ka vijuar me fyerjet ndaj prokurorëve, ku nuk kurseu as KLGJ.

KLGJ në vend se të mbrojë ligjin, mbron delikuentin. Prokurorë që nuk duhet të jenë aty, mbahen si zagarë të Edi Ramës kundër opozitës. Pse u ndala në këtë moment? Nuk është vetëm Rama. Janë edhe një grup tjetër në drejtësi në polici”, tha ai.

E hëna e javës që vjen do jetë një ditë vendimtare për drejtësinë. Berisha duhet të paraqitet para SPAK dhe nëse nuk e bën, duhet të kërkohet masë më e rëndë sigurie. Si duket ish-kryeministri është vënë në lëvizje që të parandalojë çdo lloj surprize nga drejtësia. /Pamfleti

mosbindje civile opozita berisha