Politike30 Nëntor 2023, 18:46

Berisha shton thirrjet për mosbindje civile: Të ngrihemi për rrëzimin e qeverisë, koha nuk pret

Shkruar nga Pamfleti

Berisha shton thirrjet për mosbindje civile: Të ngrihemi për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot me thirrjet ndaj demokratëve për mosbindje civile. Ai ishte në Kamëz, ku tha se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë, vijoi ai.

Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e para, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrihen Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria. Nuk duhet të ngurojmë, duhet të përmbysim sa më shpejt betejën sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër. Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi ti përvishemi kësaj diktature dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha ai.

Berisha theksoi se Rama pas dhunimit të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve.

Jemi sot këtu si një forcë politike të cilës, Edi Rama në aktin më armiqësor në 32 vite ndaj saj dhe opozitës, pas përpjekjeve për shkatërrimin e saj, për emërimin, kontrollin e saj dhe të kryetarit të saj. Pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese në parlament të deputetëve, përfaqësues tuaj. Defakto asgjësimin e pluralizmit politik parlamentar në Shqipëri. Shndërrimin e përfaqësuesve tuaj në parlament, në një fasadë e cila qëndron aty, apo të cilët qëndrojnë aty thjeshtë sa për të thënë se parlamenti ka një opozitë.

Në çdo vend, në çdo demokraci, jeta politike funksionon qeveri dhe opozitë. Por në Shqipëri qeveria nuk ka legjitimit, në Shqipëri  qeveria krijoi industrinë e krimit të blerjes së votës. Makinerinë gjigante të frikësimit të qytetarëve, të kontrollit të plotë të vullnetit të tyre”, tha ai.