Politike27 Prill 2024, 20:15

Çfarë loje po gatuhet? Ilir Meta: S’ka më akuza për SPAK, kam reflektuar shumë

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë loje po gatuhet? Ilir Meta: S’ka më akuza për

Ditët e fundit, Ilir Meta, ka qenë tejet i ashpër me akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, mirëpo sot edhe në 90 minuta fjalim, Ilir Meta nuk zgjodhi që të sulmonte SPAK dhe Altin Dumanin.

Duket se kjo do të jetë retorika e tij në vijim si president i Partisë së Lirisë.

Gjatë rrugëtimit të tij drejt banesës së Sali Berishës për të marrë pjesë në tubimin qytetar, Meta tha se ka reflektuar shumë përgjatë kësaj kohe.

“Unë sot u mora më Dvoranin, kur them Dvoranin nënkuptoj Dumanin dhe e kundërta në kuptimin e Rama formës, nuk është e rëndësishme për t’u marrë me një person, e rëndësishme që sovraniteti i rrëmbyer t’i kthehet qytetarëve.

Unë do merrem me 5 prioritetet e LSI, çfarë del kundër këtij objektivi do të merrem dhe me shumë energji dhe forca, bashkë me lidershipin e ri.  Drejtësinë do ia lë Kryesisë së Vasilit, se ai është figura kryesore e PL në Kuvend, se ka qenë dhe bashkëkryetar i Komisionit të Drejtësisë, kam reflektuar aq shumë sa tani po shkoj drejt legjendarit dhe për t’i shprehur solidaritetin tim”, tha Meta.

 

ilir meta altin dumani spak