Politike30 Nëntor 2023, 22:32

Federata e opozitës, Duka: Qëllim ynë është pozitiv, jemi të hapur për aleancë dhe me parti të majta!

Shkruar nga Pamfleti

Federata e opozitës, Duka: Qëllim ynë është pozitiv,

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shpreh se Federata e Opozitës ka si qëllim që të bëjë një bashkim të kampit opozitar.

Në një intervistë për emision “Drejt” në ‘Ora News’, Duka shtoi se në idenë e tij për një forum opozitar, do të pranohen edhe partitë majta të cilat duan t’i bashkohen kampit të tyre.

Ne kemi një qëllim pozitiv, në gjendjen aktuale që jemi, pasi ka muaj që ka lindur dhe diskutojmë për një zgjidhje. Ne nuk po mashtrojmë njeri, se në zgjedhje rrejnë politikanët. Ne po përpiqemi të arrijmë një rezultat pozitiv, por nuk kemi rrejt njeri. Shumë e vështirtë është sepse ka një malore. PD është ndarë qysh kur u shpall non grata Sali Berisha. U duk si një ndarje parimore, por fakti që pati lëvizje edhe brenda PD-së mund të shpresojmë që të ketë një parim të përgjithshëm. Të bashkohemi të gjithë si opozitë, bashkë edhe me parti të majta”, tha Duka.

duka opozita forumi