Politike22 Qershor 2024, 22:46

Fitim Zekthi: Ka një marrëveshje Rama-Berisha që të rrijë në këmbë sistemi 33-vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti

Fitim Zekthi: Ka një marrëveshje Rama-Berisha që të

Politologu Fitim Zekthi tha se Rama dhe Berisha duan që të ruajnë habitatin 33-vjeçar, pasi përndryshe rrezikojnë të zhduken të dy nga politika. 

Zekthi flet për një sistem neo-patrimonialist të ngritur në Shqipëri, që ka marrë nën kontroll çdo qelizë të vendit, dhe pjesë e tij është krimi i organizuar, biznesi klientelist dhe politika 33-vjeçare.

"Politika shqiptare është totalisht e depolizituar. Shumica e kryeministrit Rama s’mund t’i humbë zgjedhjet dhe për këtë arsye nuk mban përgjegjësi para votuesve shqiptarë, për sa kohë ka një opozitë të tillë përballë. Kjo opozitë nuk i fiton kurrë zgjedhjet dhe s’mban përgjegjësi përballë votuesit të vet. Në momentin që në një vend të caktuar pozita e ka të pamundur të humbë, dhe opozita të fitojë, atëherë këto janë të depolitizuara. Kryeministri Rama s’është më në politikë sepse s’mund t’i humbë zgjedhjet. Ish-kryeministri Berisha s’është më në politikë sepse s’mund t’i fitojë zgjedhjet.

Sistemi jonë politik shqiptar është neo-patrimonializëm, kur krimi i organizuar, biznesi klientelist, dhe politika 33-vjeçare ka akaparuar, ka marrë nën kontroll çdo qelizë të vendit. Pozita dhe opozita janë pjesë e të njëjtit sistem. S’kanë pakt, por pakti është i nënkuptuar. Janë armiq me njëri-tjetrin, por duan të rrijë në këmbë habitati, sepse po të zhduket habitati zhduken të dyja. Dhelpra e ha ketrin, por të dyja duan të ekzistojë pylli. Rama dhe Berisha mund të jenë kundërshtarë, por janë edhe aleatë për jetë a vdekje me njëri-tjetrin. Do bëjnë gjithçka që të mbajnë gjallë këtë habitat, këtë status quo, këtë sistem neo-patrimonalist. Nëse do të kishim një opozitë alternative të vërtetë, që s’është e izoluar ndërkombtarisht, që s’është pjesë e trashëgimisë 33-vjeçare, dhe që ofron luajalitet në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, atëherë Rama do binte që nesër. Opozita një armë s’ka, asnjë tjetër, besimin, dhe besimi bazohet te morali”, tha ai në emisionin “Bilardo”.

Zekthi u shpreh se ka një përpjekje që tranzicioni të kthehet në pikën fillestare. “Marrëveshja Rama-Berisha, që duket hashiqare që ka një marrëveshje, është e tillë që të rrijë në këmbë sistemi 33-vjeçar”, shtoi ai.